Usain Bolt gjatë debutimit në një ndeshje futbolli

Sport

Usain Bolt i jep lamtumirën futbollit: Ishte e bukur për aq sa zgjati

22 Janar 2019, 23:20| Përditesimi: 23 Janar 2019, 03:24

  • Share

Paga jo e kënaqshme për të dhe rezultatet e tij jo të mira bënë që 32-vjeçari xhamajkan të tërhiqet nga “bota e sporteve” dhe të provojë “botën e biznesit”.

“Ishte e bukur për aq sa zgjati. U argëtova shumë që isha pjesë e ekipeve të ndryshme nga ato të atletikës. Nuk dua të them që nuk besova në futboll, por nuk e bëra në mënyrën e duhur. Tani jeta ime sportive ka mbaruar, e po drejtohem në fusha të tjera. Kam shumë projekte në mendje dhe fokusi im është biznesi”, tha xhamajkani Usain Bolt.

Njeriu më i shpejtë në botë për shumë vite, që shkroi historinë në pistat e vrapimit me 8 medalje të arta olimpike në sprint, iu dedikua për shumë muaj sportit të futbollit ku provoi veten në shumë skuadra të njohura ku ndër to përmendim Borusia Dortmund-in. Vrapuesi më i madh që ka jetuar ndonjëherë  thotë se tani vëmendja e tij nuk është më tek sportet por ajo do t'i kthehet plotësisht sipërmarrjeve të ndryshme të biznesit.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?