Sociale

Ushqime të pasigurta/ Hiqen kioskat pranë shkollave në Durrës

9 Shtator 2019, 15:59| Përditesimi: 9 Shtator 2019, 16:18

  • Share

DURRËS-Në nisje të sezonit të ri shkollor, Bashkia e Durrësit ka marrë një nismë të re, në fokus të së cilës është siguria ushqimore tek fëmijët.

Në kuadër të kësaj nisme, mesditën e kësaj të hënë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Durrës (IMT) e mbështetur nga policia bashkiake ka nisur punën për largimin e kioskave të cilat tregtojnë produkte ushqimore pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Këto kioska shpesh kanë qenë burim helmimi, për shkak se tregtojnë ushqime të pasigurta dhe në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare për fëmijët.

Të gjendur përballë kësaj situate, e cila ka qenë edhe një nga shqetësimet e shumë prindërve, kjo Bashki ka vendosur që të heqë të gjitha kioskat pranë shkollave, në një operacion i cili është shtrirë edhe në fshatra. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raportoi ditën e sotme u larguan 4 kioska pranë shkollave të mesme "Beqir Çela" dhe "Olsi Lasku".

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?