Foto ilustruese

Ekonomi

Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje

25 Dhjetor, 13:49| Përditesimi: 25 Dhjetor, 13:50

  • Share

Tregjet shqiptare furnizohen në pjesën dërrmuese nga importi me ushqime të përpunuara, por ulja e çmimeve të tyre në vendet e origjinës nga vijnë nuk po reflektohet në çmimet e pakicës.

Sipas të dhënave të INSTAT indeksi i çmimeve të importit për ushqimet e përpunuara dhe pijet joalkolike shënoi rënie me – 1.8% në tremujorin e tretë të vitit 2024 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por çmimet e këtyre artikujve në raftet e super maketeve janë rritur për të njëjtën periudhë më së paku 2-3 për qind sipas të dhënave të INSTAT mbi inflacionin.

Përveç uljes së çmimeve importuesit janë favorizuar edhe ulja e euros vitet e fundit. Disa distributorë pohojnë se kanë fituar ndjeshëm nga ulja e euros. Psh nga nënshkrimi i kontratave dhe marrja e mallit deri në bërjen e pagesave euro është ulur duke sjellë fitime ekstra, pasi shumica e importeve të ushqimeve bëhet në këtë valutë.

Por edhe ushqimet ashtu si edhe shumë artikuj të tjerë të importit nuk reflektojnë ndryshimet e çmimeve në raport të drejtë me uljet në tregjet ndërkombëtare. Çmimet e importit janë përbërësi kryesor i çmimeve në vendin sidomos ushqimeve, pasi importet e tyre vijuan të jenë tre herë më të larta se eksportet edhe këtë vit.

Për disa produkte ushqimorë të shportës rënia e çmimeve të importit ishte shumë e lartë, teksa në tregoi i brendshëm reagoi me rritje të çmimit. Rënia e çmimeve të importit këtë vit u ndikua nga dy faktorë themelorë nënçmimi i euros dhe rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Importuesit kanë fituar nga kursi i këmbimit nga ulja e çmimeve të produkteve në vendet e furnizimit. Inflacioni në Eurozonë, që zbriti në 2% në tetor 2024, nga rreth 5% më 2023. Kursi i këmbimit të euros ishte mesatarisht 101.7 lekë në 9 mujorin 2024 nga 108 lekë që ishte mesatarisht në 9 mujorin 2023.

Analiza më të thelluara kanë treguar se përgjithësisht në Rajonin e Ballkanit ku bën pjesë edhe Shqipëria, çmimet zakonisht rriten më shumë se në tregjet ndërkombëtare, por nuk bien me pas.

Në një studim të posaçëm për inflacionin në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar Fondi Monetar Ndërkombëtar vëzhgoi se vihet re një përçim më i lartë i çmimeve të ushqimeve nga tregjet ndërkombëtare në tregjet e brendshme për shkak të peshës së lartë të importeve.

Kategoria kryesore e ushqimeve të shportës, si drithërat, vajrat vegjetale pësuan goditje të menjëhershme nga ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, duke u rritur mesatarisht me 9.4% në Ballkan, ndërsa në BE u rriten me vetëm 3.2% gjatë 2022./Monitor

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?