Industria ushtarake shqiptare u shkatërrua pas viteve 90-të, ndërsa aktualisht po rigjenerohet me investimet që qeveria shqiptare po bën, ku produkt i saj është edhe makina ushtarake “Shota”, një prodhim “Made in Albania”.
I ftuar në ‘Studio Live’ për të folur rreth kësaj çështjeje ishte inxhinieri ushtarak, memush Habilaj. Ai rrëfeu të kaluarën ushtarake të vendit, ku industria ishte ndër më të përparuarat në botë, me një flotë avionësh e anijesh luftarake, tankesh dhe topash, kurse sot nuk ka as një mitraloz kundërajror.
“Qeveria është aktualisht e angazhuar dhe me interes në rivitalizimin e ushtrisë. Prodhimi i makinës Shota është tepër moderne, po prodhohen edhe materiale që dërgohen deri në Ukrainë. Do shtohet prodhimi industrial në Shqipëri që do rrisin edhe të ardhurat në buxhet dhe në vetë forcat e armatosura, që do forcohen edhe më shumë”, tha ai.
Por ajo që ndodhi pas tranzicionit në vitet 90-të për të ishte një masakër, ku politika shkatërroi deri tek uzinat dhe mbi 2,2 milionë armë.
“Ps viteve 90-të industria ushtarake u la pas dore, u harrua dhe masakrua, sa ishte e vëhtirë për ta rigjeneruar. Edhe mendësia e politikës shqiptare ishte e tillë sa po e çonte në zero këtë industri. Dolën teori me miq dhe jo armiq, të pakuptueshme dhe u braktis mbrojtja plotësisht, nuk u investua në forcat e armatosura. Kishim konfliktet në vendet fqinje, si në Bosnjë dhe Kosovë me Serbinë dhe përsëri vzhdonim ta shkatërronim industrinë ushtarake. Një ushtarak llogaritej në atë kohë që çdo ushtar të kishte të paktën 3 armë në depo, edhe për atë që përdorte, edhe për atë rezervë apo që dëmtohej. Ne kishim në atë kohë të paktën 800 mijë trupa në gadishmëri ushtarake dhe të prodhonim deri në 3 mln armë”, rrëfeu Habilaj në studio.
Por cila ishte gjendja e ushtrisë shqiptare para se t’i jepej edhe goditja e fundit në trazirat e vitit 1997?
“Kur ndodhi viti 1997 ishin në dispozicion 2,2 milionë armë, për të paktën 700 mijë vetë. 1200 tanke në gatishmëri, ishin me graso, gati për përdorim. Madje tanket tona përdoren edhe në Ukrainë, ne kishim edhe më të avancuar, me motorë rezervë, që nëse prishej, ishte tjetri. Kemi pasur 175 avionë luftarake MIG dhe 250 avionë total. Kemi pasur një regjiment helikopterësh me 36 copë dhe aktualisht kanë vetëm 2, t’i ruajnë që t’i kenë. Vetëm artileria fushore ishte me 4 mijë topa dhe 12 mijë mortaja që mbulonin të gjithë sistemin mbrojtës të vendit. Kishim105 anije luftarake funksionale dhe me gatishmëri, që kishin edhe pjesët rezervë. Aeroplanët montoheshin dhe çmontoheshin në uzinën e Kuçovës që është edhe sot aktive. Por shumë uzina të tjera u prishën”, tregon inxhinieri ushtarak.
Dhe çfarë mbijetoi pas saj? Në cilën gjendje ndodhet arsenali ushtarak i forcave të armatosura shqiptare aktualisht dhe a ka të ardhme?
“Nuk mbijetoi asgjë nga ky kapacitet, nuk kemi asnjë tank, top, avion, madje as mitraloz kundërajror. Po të hyjë dikush edhe me dron nga kufiri, ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Kemi pasur deri mbi 50 mijë mitralozë për lartësitë dhe më tej. Për fat të mirë kemi industrinë e prodhimit për municionet, si në Poliçan apo Gramsh, ka kapacitete prodhuese dhe cilësore të municionit, madje i merr NATO. U ruajt një pjesë e mirë elite e kësaj trashëgimie, që është bazë për më tej. U dëmtuan impiante të shkëlqyera të marra nga vende të zhvilluara, por u shkatërruan shumica, kurse një pjesë janë ruajtur. Me ato që janë edhe mund ta ngremë nivelin në kapacitet të plotë, si dhe uzina e aviacionit. Për prodhim armësh e pushkësh e prishëm infrastrukturën, ato prodhoheshin në Gramsh. Aty prodhoheshin rreth 50 mijë armë në vit, gjysma pushkë dhe gjysma automatikë. Shumica e industrisë u dërgua për skrap, u shit për shkrirje dhe çelik, u shitën me kilogramë dhe madje nuk figurojnë në dokumentet e shtetit. Madje shumica e çelikut shkoi në Rusi”, thë inxinieri, i cili mes të tjerash vlerësoi investimin që po bën aktualisht qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, duke e rilindur këtë industri.
I pyetur për situatën gjeopolitike në rajon, luftën Rusi-Ukrainë dhe pozicionimin e Evropës përballë agresionit të mundshëm, Habilaj u shpreh:
“Rusia është një faktor ushtarak me peshë në rajon dhe më gjerë. Ndaj edhe në kohën e bashkimit Sovjetik arriti në ushtria numër një në botë. Ushtronte presion të madh politik dhe psikologjik në të gjithë politikën botërore. Pësoi rënie në vitet 90-të me Jelcinin me situatat e vështira. Por Putini e ngriti me ardhjen e tij dhe kërkon ta bëjë superfuqi botërore. Europa bëri të njëjtin gabim sikurse në mes të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, u mor më shumë me investime dhe jetën paqësore ejo me investimin në ushtri, teksa Rusia dhe Putini u forcuan së tepërmi. Evropa nuk duhet të flejë mbi dafina”.
Komente

Per avionet,nuk me vjen keq.Vertet kishim ata qe kishim,por nuk ishin teknologjikisht nga me modernet.Sa per pjesen tjeter qe shkoi per skrap,me vjen keq qe u shkaterruan,por akoma me keq me vjen per faktin qe ato para nga malli i shtetit vajten ne xhepin e privatit,kur do te kishte qene me mire qe te perdoreshin nga shteti per te blere armatim te ri,ndoshta me pak,por me modern,me cilesor.Te mendosh se per cfare i perdoren ato fitime oligarket qe cuan per skrap armatimet,eshte edhe me depresive!
Përgjigju