Stërvitja 'Exercise Immediate Response 25'

Politikë

Ushtarët amerikanë stërvitje me Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe FA, Ambasada e SHBA: Shembull i angazhimit ndaj aleancës

3 Qershor, 18:45| Përditesimi: 3 Qershor, 18:53

  • Share

Ushtarët Amerikanë po marrin pjesë në Exercise Immediate Response 25, së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në zonën e stërvitjes në Bizë për ushtrime me armë zjarri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar pamje të ushtarëve amerikanë që po marrin pjesë në stërvitjen 'Exercise Immediate Response 25'.

'Immediate Response 25 është një ushtrim në shkallë të gjerë i Ushtrisë Amerikane i projektuar për të rritur aftësitë mbrojtëse, për të mundësuar integrimin në NATO përmes programeve të gatishmërisë së partneritetit shtetëror, dhe për të përgatitur Aleatët e NATO-s në zbatimin e planeve rajonale. Ai është gjithashtu një shembull i angazhimit të ShBA ndaj Aleancës', thuhet në njoftim. 

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?