Ushtarët britanikë në Kosovë

Kosova & Rajoni

Ushtarët britanikë fillojnë aktivitetet e trajnimit në Kosovë, në mbështetje të misionit KFOR

19 Shtator 2024, 18:43| Përditesimi: 19 Shtator 2024, 18:55

  • Share

Ushtarët e Britanisë së Madhe, të caktuar për forcat rezervë në mbështetje të misionit KFOR, zhvilluan sot aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore në operacione.

Këto aktivitete të rregullta trajnimi janë kyçe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale të KFOR-it dhe gatishmërinë për të trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Personeli i Britanisë së Madhe nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s, në mbështetje të KFOR-it, është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një stërvitje rutinë me trupat e tjera të KFOR-it.

Stërvitjet kanë për qëllim të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit. Ushtrimet do të vazhdojnë të mbahen deri në fund të muajit tetor./Kosovapress

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?