Stefan Çapaliku, emrin e Renzo Collurës e ka ndeshur qysh në fëmijëri. Derisa, në këtë vit pandemik dhe të mbrapshtë, gjeti kohë të shkruante për të një biografi të letrarizuar. Ngjarjet ndodhin në periudhën e kapitullimit të Italisë fashiste, në shtator të 1943-it deri në ardhjen në pushtet të komunistëve në nëntor të vitit 1944. Asokohe Collura ishte një ushtar italian, piktor i cili mbeti në Shkodër dhe pikturoi përveç kishës françeskane dhe qytetarët, burrat edhe gratë
“Renzo ka qenë një personazh gjysëm romantik, një djalosh i ri, që me të vërtetë mbante një fatkeqësi mbi vete, siç ishte ajo e ushtarëve italianë të mbetur në vendin tonë, por si një figurë karizmatike që ishte zuri miqësi me artistët e rinj”, rrëfen Çapaliku.
Ky sicilian i humbur fillimisht nëpër Shkodër e më pas në Durrës, ku takoi dhe muzën e tij, Benardina Qerraxhinë, do të merrej jo vetëm me pikturë, por dhe me skenografi, derisa anija e fundit me ushtarë të mbetur do ta kthente në shtëpinë e tij në Itali në vitin 1947.
“Kontakti, miqësia e tij edhe më shumë se kaq me zonjushën me origjinë nga Shkodra Benardina Qerraxhija, mua më ka bërë shumë përshtypje. Renzo edhe e ka pikturuar, prandaj unë e kam vendos në kopertinë portretin e saj”, thotë Çapaliku.
Dramaturgu përfundon se në vendin e tij të lindjes, në Grotte të Italisë, do të ndërtohet një muze me emrin e Renzo Collura-s.
Reportazhi shume i bukur por i sfumuar nga zeri i larte i pianos ne sfond.
Përgjigju