Zyrtarët izraelitë në vendin e sulmit me thikë

Ushtari izraelit goditet me thikë në Jerusalem, policia vret autorin e dyshuar

6 Nëntor 2023, 11:39| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 12:10

  • Share

Një ushtar izraelit është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në Jerusalemin Lindor të pushtuar, pranë një hyrje të qytetit të vjetër.

Sulmuesi i dyshuar, një 16-vjeçar nga zona Issawiya e qytetit, është vrarë nga forcat e sigurisë pasi theri me thikë dy persona në rrugën Sultan Suleiman, thotë policia izraelite.

Një i dyshuar i dytë është arrestuar dhe hetimet janë duke vazhduar, raporton BBC.

Magen David Adom, shërbimet e urgjencës izraelite, kanë konfirmuar se një grua 20-vjeçare është dërguar në spital për trajtim me lëndime të rënda.

Një burrë i dytë gjithashtu pësoi një plagë të lehtë me thikë në sulmin, të cilin MDA e përshkruan si të ndodhur pranë një porte në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?