Hamera ushtarakë të dhuruara nga SHBA

Ushtria amerikane i dhuron Forcave të Armatosura të Shqipërisë 29 hamera ushtarake (FOTO)

25 Shkurt 2021, 15:42| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 15:48

  • Share

29 hamera ushtarakë do i shtohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë si një dhuratë nga SHBA. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Ambasada Amerikane njofton se mjetet e blinduara mbërritën ditën e sotme në portin e Durrësit.

“Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n” – shkruan Ambasada Amerikane.

Ndërkohë në 26 prill në vendin tonë do të fillojë një stërvitje ushtarake nën udhëheqjen e ushtrisë amerikane ku do të marrin pjesë mijëra ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s.

Trupat do të zbarkojnë në Shqipëri në 25 prill ku ndër të tjera do jenë dhe 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot dhe 1000 automjete joluftarake.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/02/2021 01:00

    Sala,Meta,Mediu,Imami,Malltezi ,po jargaviten e po ferkojne duart.Ja ku erdhi <<llokumi>> i radhes per ta shitur per skrap e per te mbushur xhepat,ose per t'ia rishitur te plota ndonje vendi te botes se trete a te katert !!!

    Përgjigju
  • Hera: 25/02/2021 20:22

    Ne duan tanke ,topa,,raketa,,helikootere,,dhe aviona,,keta na sjellin furgona...

    Përgjigju
  • Shoku: 25/02/2021 18:34

    Keto jane qe nga koha e luftes se Vietnamit ne magazinat e ushtrise Amerikane,nuk kane as armatim as mbrojtje nga poshte kunder minave, shikoni fotot.

    Përgjigju
  • Oficeri: 25/02/2021 18:30

    armatimi i FA të shqiperise vjen pas dergimit ne Serbi të arsenalit Rus kshuqe nuk ka asgje të habitshme dhe kjo dihej që nqs Serbia do fuqizohej nga njera ane dhe Shqiperia do fuqizohet nga ana tjetër

    Përgjigju
  • Tirona: 25/02/2021 17:51

    Dhe nje gje qe nuk e dini akoma eshte se i gjithe arsenali i armatimit, 10 anijet, 18 avionat, 19 helikoptere,6 sisteme raketash, 1000 automjete jo luftarake , NATO do ja dhuroje Forcave tona te Armatosura mbas misionit.

    Përgjigju
    • Olsi: 26/02/2021 01:48

      Mire do ishte ti linin por:10 anije jane 35 miliarde euro...1 f35 eshte 40 million..1 sistem raketash pac_3 eshte 1 miliarde

    • Askushi: 25/02/2021 18:02

      Mos ja fut kot. Skemi pilot dhe inxhiniere per ti mbajtur

  • Turi: 25/02/2021 17:32

    O Reshit ne kot qe i morem ato se nuk kemi karburant tju hedhim dhe jo te pushtojme Rusine , pastaj mbeturinat e Amerikaneve i marrim ne

    Përgjigju
  • Reshit Piloti: 25/02/2021 17:02

    Me keto 29 Hammerat qe na dhuroi NATO do ti futemi Putinit brenda ne Moske!!

    Përgjigju
  • LORA: 25/02/2021 16:57

    Falenderim per Ushtrine Amerikane, per kete dhurate logjistike ndaj Forcave Shqiptare te Armatosura.

    Përgjigju
  • A...Zh: 25/02/2021 16:51

    Ish ushtaraket e dine qe para 90-tes, nje Brigade Kembesorie e vijes pare ka patur mjete, pajisje, kapaciete, armatim te te gjitha llojeve e kalibrave, me shume se gjithe ushtria sot. Te dhembe shpirti kur shikon si eshte katandisur ushtria. Na rrofte NATO!

    Përgjigju
    • hako: 25/02/2021 17:27

      Nje aleance e forte, per vendin tone eshte me e pershtatshme se nje ushtri e fuqishme.Sepse pa nje ekonomi te fuqishme qe e mbeshtet ushtrine, e vetmja menyre per te mbajtur ushtrine eshte varferimi i sherbimeve publike.

    • Doktor Kimza: 25/02/2021 17:18

      "Pa brirë je mbret, pa brirë je pasha, pa brirë eshte dhe moda" ka thene dikush. Edhe ne i hoqem briret se na i ruan greku kufinjte. Ia varem melcite ujkut ne qafe…

  • Thanks: 25/02/2021 16:34

    Paskan mend me bo luftë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?