Ushtria amerikane vret në një sulm ajror liderin e ISIS-it në Siri

10 Korrik 2023, 12:16| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 12:20

  • Share

Ushtria Amerikane njoftoi sot se një sulm ajror i SHBA-së i ndodhur ditën e së premtes, vrau udhëheqësin e ISIS- it Usamah al-Muhajir në Sirinë lindore.

“Sulmi i së premtes u krye nga të njëjtët dronë të tipit MQ-9 nga aeroplanët rusë, gjatë një takimi që zgjati pothuajse dy orë”, deklaroi Komanda Qendrore e SHBA në një deklaratë.

Gjithashtu, gjeneral-lejtnant i Forcave Ajrore të SHBA, Alexus Grynkewich tha: “Ne vazhdojmë të inkurajojmë Rusinë që të kthehet në normat e vendosura të një Force Ajrore profesionale, në mënyrë që të gjithë të mund ta kthejmë fokusin tonë në sigurimin e humbjes së qëndrueshme të ISIS-it”.

Sipas CENTCOM, asnjë civil nuk u vra nga sulmet me dron, por ata janë duke vlerësuar raportet për një plagosje civile, ku ende nuk është e qartë se si ushtria amerikane konfirmoi se personi i vrarë ishte al-Muhajir, dhe Komanda Qendrore nuk dha detaje të mëtejshme rreth tij.

“Ne e kemi bërë të qartë se mbetemi të përkushtuar për të mposhtur ISIS-in në të gjithë rajonin”, deklaroi gjenerali Erik Kurilla, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?