Bota

Ushtria e Ekuadorit luftë me organizatën e armatosur ‘Los Choneros’, liron dhe 2 nga pengjet shqiptare! 4 të arrestuar dhe një i plagosur, sekuestrohet arsnenal armatimi! VIDEO e aksionit

2 Maj, 14:25| Përditesimi: 2 Maj, 16:33

  • Share

Policia dhe Ushtria e Ekuadorit ka shkatërruar një kartel kriminal pas një shkëmbimi zjarri në rrethim, duke liruar edhe 5 pengje, mes tyre 2 shqiptarë.

Lajmin e konfirmoi vetë Ushtria e Ekuadorit nëpërmjet llogarisë së saj në rrjetin social Facebook.

Operacioni u krye në zonën e Santa Elena, teksa janë sekuestruar një arsenal i tërë me armatime de u arrestuan 4 persona.

“Ushtria ekuadoriane, së bashku me institucione të tjera shtetërore, kreu një bastisje dhe bastisje në një pronë që ndodhet në sektorin e Rinconada dhe Ayampe, në provincën e Santa Elena, ku u pritën me të shtëna me armë zjarri. Gjatë përleshjes, një kriminel i dyshuar u qëllua. Pas kontrollit të zonës, u shpëtuan pesë persona të rrëmbyer, tre me kombësi ekuadoriane dhe dy shqiptarë. Në operacionin ushtarak u kapën katër persona”, thuhet në këtë njoftim.

Gjatë aksionit u sekuestruan edhe prova të ndryshme, si: 
- 4 armë zjarri tip pistoletë
- 74 predha të kalibrit 9 mm
- 6 celularë

I qëlluari, ende i paidentifikuar, dyshohet se i përkiste Grupit të Armatosur të Organizuar “Los Choneros”, por as emrat e pengjeve nuk u publikuan. 

Sendet e konfiskuara dhe sendet e sekuestruara i kaluan organeve kompetente për procedurat përkatëse ligjore.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?