Ushtria shqiptare dhe Kosovës stërvitje të përbashkët

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën mbikqyrjen e SHBA

12 Gusht, 09:12| Përditesimi: 12 Gusht, 09:40

  • Share

Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës , morën pjesë në stërvitjen “Valor Shield 24”.

Ministri e Mbrojtjes bëri të ditur se, trupat testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

‘Gjatë stërvitjes “Valor Shield 24”, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese.’ theksoi Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Visi: 12/08/2024 12:50

    Foto me nje flamur,me e bukur nuk ka. Keta jan djemt e shqiperis, jo ata qe flisni ju ter diten per gangster. Faleminderit djema per sehrbimin tuaj.

    Përgjigju
  • Visi: 12/08/2024 12:45

    Duhet te jet foto me e bukur per shqiptaret ajo me nje flamur. Faleminderit djema per sherbimin tuaj ndaj atdheut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?