Ushtria izraelite identifikoi eshtrat e të vegjëlve Kfir dhe Ariel Bibas të kthyer nga Hamasi, por raportuan se trupi i tretë i dorëzuar nuk është ai i nënës së tyre, Shiri Bibas.
Mediat ziraelite citojnë një zëdhënës të IDF-së, se ADN-ja e trupit të tretë nuk përputhet me të asnjë prej pengjeve të Rripit të Gazës.
IDF pretendon se Ariel dhe Kfir u vranë nga pengmarrësit dhe jo në bombardimet e shtetit hebre, siç pretendon lëvizja islamike.
“Ariel dhe Kfir Bibas u vranë brutalisht në robëri në nëntor 2023 nga terroristët palestinezë”, tha një zëdhënës i IDF.
'Ne do të veprojmë me vendosmëri për ta sjellë Shirin në shtëpi, së bashku me të gjithë të burgosurit tanë, si të gjallët ashtu edhe të rënët, dhe do të sigurojmë që Hamasi të paguajë çmimin e plotë për këtë shkelje mizore dhe të keqe të marrëveshjes', tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë video pas dorëzimit të trupave.
Komente
