ilustruese

Bota

Ushtria izraelite: Mbi 750 mijë palestinezë janë larguar nga Qyteti i Gazës

27 Shtator, 16:05| Përditesimi: 27 Shtator, 16:07

  • Share

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), deri tani më shumë se 750.000 palestinezë kanë evakuuar qytetin e Gazës, duke u zhvendosur drejt jugut të Rripit. Lajmi raportohet nga Times of Israel. “Qyteti i Gazës po zbrazet sepse banorët e tij po kuptojnë se operacioni ushtarak po intensifikohet dhe se zhvendosja drejt jugut është për sigurinë e tyre,” deklaroi koloneli Avichay Adraee, zëdhënës në gjuhën arabe i IDF-së. “Ju bëjmë thirrje të zhvendoseni sa më shpejt në zonën humanitare të al-Mawasi dhe t’i bashkoheni mbi 750.000 banorëve të qytetit që janë larguar gjatë ditëve dhe javëve të fundit për të shpëtuar jetën,” shtoi ai. Vlerësohet se rreth një milion palestinezë banonin në Qytetin e Gazës përpara se ushtria izraelite të niste ofensivën e madhe ushtarake.

 


Lajmi kryesor:

Izraeli vijon sulmet në Gaza, 58 të vrarë gjatë orëve të fundit! Hamas pranon propozimin e Trump, Netanyahu të hënën në Washington


A.I/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?