Bota

Ushtria izraelite qëllon në ajër gjatë vizitës së diplomatëve (VIDEO)

21 Maj, 18:53| Përditesimi: 21 Maj, 19:02

  • Share

Ushtria izraelite hapi zjarr në ajër, në zonën ku një grup diplomatësh ndërkombëtarë po zhvillonin një inspektim në terren pranë një kampi refugjatësh në Jenin të Bregut Perëndimor.

ANSA shkruan se zjarri ka qenë paralajmërues, ndërsa në pamjet e shpërndara nga Ministria e Jashtme palestineze diplomatët siç duket, largohen në panik pas të shtënave.

Delegacioni diplomatik ishte I përbërë nga 25 ambasadorë e diplomatë europianë, arab, kinez e japonezë të cilët po vëzhgonin nga afër situatën humanitare në kamp. Italia thirri menjëherë ambasadorin izraelit në vendin e saj, ndërsa zëvendëskryeministri Antonio Tajani e cilësoi ngjarjen një kërcënim të papranueshëm.

Ushtria izraelite kërkoi ndjesë për ngjarjen dhe u shpreh e keqardhur për ç'kishte ndodhur, duke njoftuar se do ta hetojë atë.

 

K.M/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?