Bota

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e menjëhershëm të banorëve nga jugu i Gazës

31 Mars, 10:44| Përditesimi: 31 Mars, 16:49

  • Share

Që në orët e para të mëngjesit Izraeli ka vijuar bombardimet në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite (IDF) lëshoi ​​​​një paralajmërim për banorët zonën e Rafah dhe lagjet përreth që të largoheshin menjëherë.

Ai theksoi  se "IDF po i kthehet luftës për të eliminuar organizatat terroriste në këto zona".

Ndërkohë Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS) ka gjetur trupat e 14 punonjësve të urgjencës, një javë pasi automjetet e tyre u vunë nën zjarr nga forcat izraelite pranë Rafah, në Al-Hashashin.

Lajmi u konfirmua nga vetë PRCS, në një deklaratë të përbashkët me Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq, ku njoftojnë se kanë gjetur trupat e tyre, përveç një oficeri të ambulancës që akoma rezulton i zhdukur.

Që nga fillimi i konfliktit në Rripin e Gazës, 7 tetor 2023, raportohet se viktimat janë midis 50,000 dhe 62,000 (duke marrë parasysh të zhdukurit), mbi gjysma e të cilëve janë fëmijë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?