Bota

Ushtria kineze bën manonvra me 153 avionë, qeveria në Tajvan: Numri më i lartë i pikasur ndonjëherë

15 Tetor 2024, 16:20| Përditesimi: 15 Tetor 2024, 16:22

  • Share

Vijon situatë e tensionuar midis Kinës dhe Tajvanit. Tajvani zbuloi një rekord 153 avionësh ushtarakë kinezë aktivë rreth ishullit, në përfundim të stërvitjes të cilën Pekini e zhvilloi për ti dërguar një "paralajmërim të ashpër" udhëheqjes së Taipeit për ‘aktet separatiste të forcave të pavarësisë”.

Avionët u pikasën në harkun kohor të 24 orëve deri në orën 6 të mëngjesit me orën lokale, tha Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit në një deklaratë, duke theksuar se ky ishte numri më i lartë ndonjëherë për një ditë të vetme.

Pekini ka vendosur avionë luftarakë, dronë, anije luftarake dhe njësi të rojës bregdetare për të rrethuar provincën rebele, të cilën e quan tokë kineze.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?