Forcat e Armatosura janë angazhuar në fushatën e Ministrisë së Turizmit për pastrimin e territorit.
Eshtë zgjedhur Velipoja për të përcjellë mesazhin e parë për përfshirjen e Shkodrës në skenën kombëtare të pastrimit. Ministrja Mirela Kumbaro e shoqeruar edhe nga Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, kryetari i zgjedhur i bashkisë Shkodër, Benet Beci, kanë marrë pjesë në aksion masiv pranë zonës së Hidrovorit në Velipojë.
”Komunikimi me bizneset, bashkëpunimi me to për mënyrën sesi do të menaxhohen mbetjet të cilat gjenerohen gjatë sezonit turistik kur dyfishohet popullsia është një tjetër kyç i suksesit. Përvojat e mira që kemi dhe në Lezhë për organizimin e kësaj pune do t’i shpërndajmë edhe në Shkodër do t’i sigurojmë në mënyrë që të mos kemi më nga ata fotot që na i dërgojnë nga të gjitha anët
Sa i takon landfillit te inerteve, Kumbaro tha se po bëhet gati projekti që të vendoset pranë landfillimit të mbetjeve urbane në Bushat.
”Në Landfillin e Bushatit ka nisur aplikimi dhe procesi për investimin e Landfillit të Bushatit për inertet me një aneks të dedikuar. Edhe kjo ecën me zhvillimet në territor. Ne duam zhvillim ka mdërtime, por ende nuk jemi mësuar që inertet që prodhohen mund të riciklohen dhe te ripërdoren"
Në një postim në facebook kryeministri Edi Rama tha se tashmë me drejtimin e ri të bashkisë së Shkodrës, menaxhimi i Velipojës do të jetë ndryshe.
"Në Velipojën turistike, që me erën e re të menaxhimit të krejt bashkisë së Shkodrës, s’ka për të humbur më asnjë çast pas dekadash të shkuara dëm! Velipoja i bashkohet nismave të pastrimit e të përgatitjes së një sezoni veror më në fund pa plehra" shkruan Rama në facebook.
Aksioni i pastrimit të Shkodrës do të vijojë në zona të tjera të Shkdorës dhe do zgjasë 3 ditë.