FIER-Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, ishin sot në qytetin e Fierit dhe organizuan aktivitetin ditë e hapur ‘Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të Armatosura’.
Janë 3 mënyra si të bëhesh pjesë e Forcave të Armatosura, së pari ju mund të aplikoni në Akademinë e Forcave të Armatosura, e cila ofron 3 degë: Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca e Komunikimit dhe Teknologji e Informacionit.
Gjithashtu për ata që kanë një mesatare mbi 7 dhe njohin mirë gjuhën angleze mund të aplikojnë në kurset që ofrohen jashtë vendit që janë në Itali, Turqi, Angli, Greqi dhe Amerike. Ndërsa, për ata që kanë një diplomë Bachelor mund të aplikojnë të bëhen pjesë e FA duke kryer kursin pas universitar për oficer.
Për të gjithë të rinjtë që duan të punojnë pranë FA si ushtarë, mjafton të aplikojnë pranë qendrës së personelit të rekrutimit.
Komente
