Ushtria ruse thotë se fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është "çliruar plotësisht", me dorëzimin e mbrojtësve të fundit ukrainas.
Grupi i fundit i mbrojtësve të regjimentit Azov, një grup i përbërë nga 531 persona, janë dorëzuar, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, raporton agjencia e lajmeve RIA.
“Territori i uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, ku një grup militantësh ukrainas të formacionit nazist Azov është bllokuar që nga 21 prilli i këtij viti, është çliruar plotësisht”, tha gjeneralmajor Igor Konashenkov.
Ministria tha se që nga 16 maji, 2,439 "neo-nazistë nga Azov dhe trupat ukrainase" të bllokuar në fabrikën e çelikut "ulën armët dhe u dorëzuan".
“Grupi i fundit prej 531 militantësh u dorëzua sot”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky: Faza më e përgjakshme e luftës ka filluar! Vijojnë bombardimet në Luhansk! Mariupol: Nën rrënojat e tetarit qindra trupa të sjellë nga një varr masiv nga rusët
E.K/ReportTv.al