Ushtria serbe në afërsi të kufirit të Kosovës, gazetari për Report Tv: Provokim me urdhër të Vuçiç, kërkojnë të realizojnë një skenar të ngjashëm Banjskën

13 Tetor, 12:49| Përditesimi: 13 Tetor, 13:02

  • Share

Gazetari nga Kosova, Venhar Isufi ka komentuar për Report Tv alarmin e ngritur nga kryeministri Albin Kurti se Serbia ka provokuar sërish duke afruar ushtrinë rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës. Isufi thotë se ky skenar vjen në vazhdën e provokimeve të vazhdueshme nga Serbia kundrejt Kosovës.

“Kjo nuk lidhet aspak me zgjedhjet elektorale që mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, se Serbia vazhdimisht ka provokuar edhe pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ku me grupin terrorist vranë policin Afrim Bunjaku. Serbia përmes grupeve të saj, përmes atyre pak njerëzve që kanë mbetur, ka tentuar të ngrejë tensionet në 4 komunat veriore. Para pak javësh kemi pasur shpërthim granatash tek bizneset e shqiptarëve, pastaj një granatë tek ish-kryetari i komunës së Zubin Patokut që vjen nga radhët e serbëve. Reagimi i Kurtit na tregon qartë se Serbia është duke punuar që të ngrejë tensionet”, tha Isufi për Report Tv.

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që Serbia të përsëris një skenar të ngjashëm me atë të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti vrarë polici Afrim Bunjaku.

“I kem rreth 100 metra, që Serbia mos ta afrojë ushtrinë afër territorit të Kosovës, por ajo që pamë dje ishte afruar në 50 metra. Një lëvizje e tillë është bërë edhe para disa javësh, nuk është hera e parë që Serbia është duke kryer veprime të tilla. Janë paralajmëruar shumë herë që Serbia ka grupe që po trajnon në Serbi dhe qasja që tani tenton përsëri për të kryer ndonjë akt të ngjashëm me Banjskën, mund të jetë duke provuar provokime dhe më pas të mund të fusë persona të afërt me Milan Radoicic nëpër pjesë të tjera të kufirit”, vijoi Isufi.

Për gazetarin Nertil Agalliu, Isufi tha se këto provokime bëhen me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Këto veprime vijnë krejt sipas urdhrit të president serb Vuçiç, nesër është procesi i Berlinit dhe dje kemi pasur deklarata nga kryeministri serb që ka thënë se Kosova mund të provokojë në pjesën veriore. Kosova nuk bën provokime, por i bën veprimet sipas rendit të ligjit dhe kushtetutës”, përfundoi Isufi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sali: 13/10/2024 14:33

    Tru shpelaret e kosoves degjojne perallat me lufte te nje deliranti qe ju mbush mendjen qe cdo dite do pushtohen e vetem ky delirant do ti shpetoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?