Ushtria shqiptare stërvitje me trupat britanike! Ministri i Mbrojtjes: Rajoni nën kërcënimin e influencave malinje! I dërguari britanik për Ballkanin: Të rrisim vigjilencën në Europë

24 Shtator, 12:41| Përditesimi: 24 Shtator, 15:00

  • Share

Rajoni dhe Europa Juglindore janë nën kërcënimin e influencave malinje, rrezik që kërkon bashkëpunim më të madh me aleatët. Për ministrin e mbrojtjes Pirro Vëngu kjo është mënyra e vetme se si vendi ynë mund t’i përgjigjet realitetit të sigurisë në rajon. Gjatë një aktiviteti të mbajtur në kuadër të stërvitjes së përbashkët të forcave tona të armatosura me trupat britanike, Vëngu rikonfirmoi edhe gatishmërinë për t’u zhvilluar si një pikë strategjike e NATO-s përmes përmirësimit të infrastrukturës ushtarake.

‘Një mbrojtje moderne kërkon një infrastrukturë moderene dhe të mirëmbajtur e ne po punojmë fuqimisht në këtë aspekt. Misioni ynë është që të forcojmë sigurinë në një kohë kur Europa Juglindore është vazhdimit nën kërcënimin e influencave malinje që kërkojnë  të destabiliziojnë rajoni. Dhe për të arritur këtë duhet të rrisim edhe ne nivelin e bashkëpunimit me aleatët tanë. Shqipëria konfirmon kështu përkushtimin e plotë për të çuar përpara planet e zhvillimit infrastrukturor dhe  këtu del në skenë infrastruktura portuale në Durrës dhe në Kompleksin Durrës-Porto Romano,  pjesë jetike për të hyrë në korridorin 8 dhe jetike për një logjistikë dhe lëvizshmëri operacionale të rrjedhshme në të gjithë rajonin.’- tha Vengu.

Ndërsa i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach tha se lufta në Ukrainë duhet të rrisë vigjilencën për sigurinë në Europë.

“Me luftën që ndodh në Ukrainë, është e rëndësishme të kujtojmë rëndësinë e sigurisë në Europë”.- u shpreh Peach.

Forcat e Armatosura shqiptare kanë nisur stërvitjen e përbashkët me trupat britanike “Corridor VIII Response” që nga 18 shtatori, stërvitje që do të vazhdojë deri më 13 tetor në afërsi të Bazës Detare të Pashalimanit.

 

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nona: 24/09/2024 12:59

    Nuk ka nevoj per shtet bektashi sepse e kami tanime me ministra qe bejne magji.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?