Kronikë

Ushtritë e Kosovës dhe Shqipërisë bashkojnë 'forcat' në majat më të larta të Rugovës (FOTO)

25 Tetor 2019, 08:59| Përditesimi: 25 Tetor 2019, 09:05

  • Share

KOSOVE- Forcat ushtarake të Shqipërisë dhe Kosovës janë bashkuar për të zhvilluar kursin e avancuar të kërkim-shpëtimit në male. Ata po realizojnë trajnimin e tyre në zona mjaft sfiduese malore si: Guri i Plakës, në Bjeshkët e Rugovës-Pejë, në Bjeshkët e Pashtrikut në Gjakovë dhe në malet e Sharrit në Prizren.

Trajnimi po ndiqet nga 6 pjesëtarë të FSK-së dhe 10 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe ka për qëllim ngritjen e njohurive të mjaftueshme për përballje me situata të ndryshme në emergjenca të ndryshme natyrore.

"Trajnim i përbashkët i njësive të kërkim-shpëtimit të FSK-së dhe FARSH-së. Në ambientet e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile në Pomozotin, që nga data 04 tetor e deri më 01 nëntor 2019, është duke u realizuar „Kursi i Avancuar i Kërkim-Shpëtimit në Male“, në të cilin po marrin pjesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Përveç pjesës teorike e cila është duke u realizuar në ambientet e kazermës „Evropianët e Rinj“ në Pomozotin, pjesën teorike, kursantët janë duke e realizuar në terrene të ndryshme malore tepër sfiduese, si te: Guri i Plakës, në Bjeshkët e Rugovës-Pejë, në Bjeshkët e Pashtrikut në Gjakovë dhe në malet e Sharrit në Prizren.
Ky trajnim mjaft sfidues është duke u realizuar nga instruktorët e Qendrës për Trajnime të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, të cilin po e ndjekin 6 pjesëtarë të FSK-së dhe 10-të pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e njohurive të mjaftueshme për përballje me situata të ndryshme, që ndërlidhen me operacione malore dhe po ashtu në aftësimin për menaxhimin e situatave të ndryshme gjatë ballafaqimit me emergjenca të ndryshme natyrore"
, thuhet në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loti: 25/10/2019 22:41

    Merjani dhe valles se Rrugoves njeher

    Përgjigju
  • Emi: 25/10/2019 11:21

    Bashkimi ban fucini per nryshe jena te marum nje dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?