Arma që iu sekuestrua 24-vjeçarit

Kronikë

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 24-vjeçari në Devoll! Në banesë i gjendet edhe një armë gjahu pa leje

9 Gusht, 14:17| Përditesimi: 9 Gusht, 14:18

  • Share

Një 24-vjeçar në Devoll ka rënë në prangat e policisë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, i riu ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij ndërsa pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Tren, u gjet edhe një armë gjahu, të cilën ai e mbante pa leje.

Ka qenë 19-vjeçarja që ka denoncuar në polici dhunën e bashkëshortit, duke ndërhyrë menjëherë dhe shmangur përshkallëzimin e dhunës. Ndaj të riut rëndojnë veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i policisë:

Dhunoi bashkëshorten në banesën e tyre në fshatin Tren, ku mbante pa leje një armë gjahu; kapet 24-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e gjahut dhe një gjerdan me disa fishekë të saj.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit nga një 19-vjeçare, se bashkëshorti e kishte dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll parandaluan përshkallëzimin e dhunës, duke bërë kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit, shtetasit F. H., 24 vjeç, banues në fshatin Tren.

Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

1 armë gjahu, e mbajtur pa leje;

një gjerdan me disa fishekë të kësaj arme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?