Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj familjareve të tij dhe nga kontrolli që iu bë në banesë iu gjet edhe drogë. Pas një njoftimi se 29-vjeçari po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, policia ka shkuar në shtëpinë e tij në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.
E falë ndërhyrjes në kohë të uniformave blu, u bë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të një konfliktit në këtë familje, duke kapur dhe ndaluar 29-vjeçarin që ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij. Gjithashtu nga ndërhyrja dhe kontrolli që iu bë në banesën e 29-vjeçarit, policia gjeti sasi lënde narkotike.
29-vjeçar i identifikuar si Leonard Zhupani, u arrestua nën akuzën e dhunës në familje dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.