Foto ilustruese

Ushtroi dhunë ndaj nënës, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari në Pogradec

21 Qershor 2022, 12:04| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 12:05

  • Share

Një 55 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit.

Sipas policisë A.Ll banues në fshatin Gështenjas dyshohet ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Ai tashmë do të përballet me akuzën e dhunës në familje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 55 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?