Ushtronin aktivitetin me muzikë pas orës 20:00, policia gjobit 4 subjekte në Lezhë, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës

27 Korrik 2020, 13:32| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 13:36

  • Share

Policia ka vazhduar kontrollet me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 duke vendosur gjoba për subjektet që nuk respektojnë Aktin Normativ.

Ditën e sotme janë gjobitur 8 subjekte të cilat ushtronin aktivitetin me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit. Masa administrative e vendosur ka qenë gjoba prej 1.000.000 lekësh. Përkatësisht janë gjobitur 4 subjekte në Lezhë, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

 Ndër restorantet e dasmave të gjobitura janë në Lezhë dhe në Ishull Lezhë, ndërsa pronarët e subjektëve janë M.B., Y.Z., E.U. dhe E.Z.

Në Tiranë janë gjobitur lokalet me administratorë qytetarët me iniciale Sh. K., B. L. dhe B. K..

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative pronarin e një lokali me iniciale A. E.

Pas raportimeve të vazhdueshme mbi gjobat e vendosura mbi subjektet që kanë shkelur aktin normativ të ndalimit të muzikës pas orës 20:00, policia ka bërë thirrje që të respektohen rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid19.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?