Foto ilustruese

Kronikë

Ushtronin lojëra fati të paligjshme, vihen nën hetim katër persona në Berat

4 Nëntor 2021, 15:35| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 15:38

  • Share

BERAT- Dy raste të ushtrimit të lojërave të fatit online janë goditur sot në qytetin e Beratit, e për pasojë janë vënë nën hetim 4 persona.

Gjatë kontrollit ka rezultuar se 19-vjeçari i identifikuar si K.H., organizonte lojëra fati në ambientet e një lokali në pronësi të shtetases E.Xh, 35 vjeçe. Dy të rinjtë janë vënë nën hetim nga policia.

E njëjta skemë përdorej edhe nga dy personat e tjerë të vënë nën hetim, ku 50-vjeçari A.S., dhe 36-vjeçari Gj.Q., ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit në një Bar-Kafe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?