Sport

Uzuni e bën ‘ves’ golin, ‘dopieta’ i jep kreun e renditjes Ferencvaros! Lajm i mirë edhe për Kombëtaren

7 Nëntor 2021, 19:26| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 19:27

  • Share

Myrto Uzuni ka bërë sot një paraqitje brilante me skuadrën e tij në Hungari Ferencvaros pasi fitorja me ‘dopietën’ e shqiptarit i ka dhënë edhe kreun e kampionatit. Ferencvaros shpërtalloi 4-0 Kisvardën, ndërsa kjo ishte ndeshja e katërt radhazi në të gjithë kompeticionet që Myrto Uzuni gjen rrugën e rrjetës.

Uzuni arriti kështu kuotën e 5 golave pas vetëm 11 ndeshjeve të luajtura në një sezon ku duket se mund të thyejë rekordet personale sa i përket shënimit të golave në kampionat. Ky është një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare pasi trajneri Reja e ka thirrur për dy ndeshjet e fundit eliminatore në Botëror.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?