Uzuni duke realizuar golin

Sport

Uzuni shkëlqen në Amerikë, gol dhe asist për 3 pikët e Austin (VIDEO)

17 Korrik, 12:37| Përditesimi: 17 Korrik, 12:47

  • Share

Myrto Uzuni ka rezultuar protagonist absolut me klubin e tij FC Austin në Amerikë në fitoren 1-2 kundër Los Angeles Galaxy. Shqiptari fillimisht në minutën e 40 do të zhbllonte shifrat me një gol mjaft të bukur. Pas marrjes së topit dhe lëvizjes në kufi të hyrje të zonës Uzuni goditi thatë me të djathtën.

Jo vetëm kaq, por sulmuesi i kombëtares në pjesën e dytë rikuperoi një top që u shndërrua në asist për shokun e skuadrës, duke i siguruar ekipit të tij 3 pikët.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 17/07/2025 13:18

    Uzuni shkelqen, por me sa shihet ne video, shoket e ekipit nuk e sherbejne me pasa kur ai eshte ne zonen e gjashtembedhjtshes, ndaj ai nuk feston pas golit qe beri.Suksese!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?