Bota

"V' e vaksinave të jetë 'V' e fitores/ Qeveria e Singaporit publikon një video për të nxitur njerëzit të vaksinohen!

5 Maj 2021, 12:10| Përditesimi: 5 Maj 2021, 12:20

  • Share

Për të mposhtur pandeminë e shkaktuar nga COVID-19,  rruga më e sigurte është vaksinimi e megjithatë shumë qytetarë në mbarë botën po tregohen skeptikë duke mos u vaksinuar.

Në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar shumë vende kanë marrë nisma të shumta. E fundit është ajo e qeverisë së Singaporit, pas vaksinimit të një të pestës së popullsisë së tij Singapori po përqëndron fuqitë në fushatat informuese për të vazhduar procesin masiv të inokulimit.

Shteti kohët e fundit u konsiderua si vendi më i mirë në luftën kundër pandemisë dhe ka arritur të mbajë numrin ditor të rasteve nën 50 për muaj. Por videoja e saj më e fundit e shëndetit publik e cila ka krijuar një këngë rap për të nxitur njerëzit të vaksinohen kundër Covid-19, u bën thirrje njerëzve të mos vetë kënaqen.  Protagonistët e klipit janë disa interpretues të 'Phua Chu Kang Pte Ltd', një sitcom i njohur i viteve '90.

Një nga personazhet që shfaqet është komediani Gurmit Singh, i cili luan rolin e Phua Chu Kang, një kontraktor i çuditshëm.

"Së bashku mund të fitojmë. Është koha të vaksinohemi të gjithë. Sepse 'V' e vaksinave duhet të jetë ajo për fitoren", thotë ai. Me këtë video, qeveria e Singaporit dëshiron të lehtësojë shqetësimet e njerëzve në lidhje me rreziqet e mundshme të vaksinave, veçanërisht për të moshuarit ose njerëzit me probleme shëndetësore.

 

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?