Vaji i ullirit mbetet stok, ankohet fermeri: Nuk kemi treg për shitjen, do i pres ullinjtë e do largohem nga Shqipëria

28 Tetor 2022, 15:06| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 15:17

  • Share

Jemi në sezonin e prodhimit të vajit të ullirit, por fermerët nuk janë aspak të kënaqur për shitjen e tij. Sipas tyre e kanë të pamundur të gjejnë treg për të shitur produktin e tyre.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, fermeri nga Patosi, Krioz Bregu u shpreh tepër pesimist.

Unë kam 8 vjet që merrem me këtë punë dhe vit pas viti problematika po shtohet më tepër. Unë kam rreth 100 rrënjë shekullorë, janë të përziera. Cilësia është gjithmonë e njëjta, plus që me modernizmin e fabrikave shtohet prodhimi më tepër  por problematika më e madhe është tregu. Kemi treg vetëm me lidhje me shoqëri, me të njohur por nuk është zgjidhje kjo. Sivjet ka sasi më të madhe se vitet e tjera por nuk i dihet se si do shkojë puna e tregut. Por duke parë që njerëzit po ikin, kërkesa sa vjen e bie, shpenzimet rriten” u shpreh ai.

I pyetur për mungesën e tregut ai u shpreh se vitet e tjera porositë merreshin shumë më përpara.

Sepse nuk kemi marrë porosi, herë të tjera kemi marrë porosi. Bëhen porositë dy tre muaj përpara, edhe një vit përpara. Këtë vit mund të prodhojë rreth 500 litra, të porositura kam rreth 200 litra pjesa tjetër mbetet stokë.

Sipas tij, edhe çmimi i vajit të ullirit pritet të jetë më i ulët se në vitet e shkuara, dhe kjo si pasojë e tregut.  

Më së shumti e blejnë në supermarket. Mesatarisht kemi prodhuar 300, 500 700 varion nga prodhimi. Këtë vit litri mund të shkojë nën 5 mijë lekë të vjetra, vitet e tjera ka shkuar edhe 6 ose dhe më tepër. Sivjet nuk besoj se do shkoj më tepër se 5 mijë lekë" tha ai. 

Duket se mungesa e tregut po i shtyn fermerët të heqin dorë nga prodhimi i vajit të ullirit. Për fermerin Krioz Bregu, ky është viti I fundit që përpiqet të gjejë treg për prodhimet e tij.

Nëqoftëse vazhdon kështu vitin tjetër edhe mund t’i presim fare t’i bëjmë dru.

Situata është e përsëritur, pasi edhe vitin e kaluar  për shkak të mbiprodhimit një sasi e madhe e vajit të  ullirit mbeti stok.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ulliri peme e zotit: 31/10/2022 13:03

    Te presesh pemen e ullirit eshte mekat ndaj zotit,mos e bej nqs nuk do qe te bjer mallkimi i pemes se shenjte te ullirit. Ata qe i kane djegur ,shkulur apo prere me vetedije,per aq sa njoh kane pasur gjema te medha ne familje. MOS E BËJ!!

    Përgjigju
  • Berati: 28/10/2022 17:03

    Po ja do vijë qeveria të të shesin vajin ty,dhe së dyti nuk është e vertetë që nuk shitet,por e keqja është që juve ju pëlqen tregu i zi,hyrë në tregun formal,lidhu me kompani Agro-ushqimore,përkundrejt detyrimeve dhe shitet,sa për atë që do me i pre ullinjtë,e para të dënon ligji,e dyta preu dhe shko pastro haletë në kurbet,të fala prodhus vaji ulliri.

    Përgjigju
    • Flora: 30/10/2022 23:33

      Eshte e vertete qe fermeret hasin ne veshtiresiShteti duhet te siguroje edhe ekspirtin e ketin produkti. Shume fshatareve i ka ngelur prodhimi pa u shitur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?