Me një prodhim vjetor prej 10 mijë ton, Cakrani është zona më e njohur në Fier për kulturën e ullirit ku janë kultivuar mbi 90 mijë rrënjë, shumica e tyre e varietetit “Kalinjot”. Kujtim Musaraj, një prej prodhuesve në zonë si dhe Ferdinant Korçari, kreu i njësisë së Cakranit thanë për Report TV se gjithë sasia e vajit të magazinuar është eksportuar në Greqi dhe Itali.
“Vitin e kaluar, që ka qenë vit i bollshëm, në këtë zonë u prodhuan 10 mijë ton. Gjithë ky vaj ka shkuar për eksport. 9 fabrikat janë të lidhura me sipërmarrësit e huajit. Prodhimi i pritshëm për këtë vit është më i ulët për shkak të beshërit, pritet rreth 6 mijë ton vaj”, tha Korçari.
Por si funksionon kjo tregti?
Fermerët pasi prodhojnë vajin e ullirit e dorëzojnë në pikat e grumbullimit dhe përpunimit, të cilat e bëjnë gati për eksport. Kompanitë e huaja tregtare pasi kryejnë analizat për cilesine, vijnë me mjetet e tyre tip “bot” dhe furnizohen direkt në fabrikat e Cakranit.
“Shitja në vitet e kaluara ka qenë e vështirë, ndërsa këtë vit kemi pasur shitje dhe fitime të kënaqshme për ne si biznesmenë por dhe për fermeret. Çmimi i shitjes ishte 500 lek/kg. Ka mbaruar gjithë sasia, nuk ka më asnjë litër në fabrikë. Kanë ardhur vetë sipërmarrësit italianë e grekë dhe janë furnizuar me autobotë”, tha Musaraj.
Rritja e kërkesës për vajin e ullirit shqiptar u ndikua nga mungesa e prodhimit në vende, si Spanja, Franca dhe Italia të mbjellat e të cilëve u prekën nga thatësira, ndërsa në vendin tonë prodhimi në 2022 ka qenë tejet i mbarë.
Tashmë magazinat në Cakran të Fierit janë bosh, por brenda 2-3 muajsh pritet të dalë në treg vaji i ri i ullirit.
vaji shqiptar eshte i mrekullueshem...duhen lidhur kontrata me gjermanine-austrine dhe hungarine...
PërgjigjuNese eshte e vertete kjo qe thua,atehere eshte shume keq.Shteti duhet te mbroje e siguroje ligjerisht marken /Made in Albania/.
PërgjigjuShitet si grek e italian, manipulimi europian
Përgjigju