Sidorela Ramaj, 22-vjeçarja e zhdukur sot në Fier

Kronikë

Vajti të blinte bukë, zhduket 22-vjeçarja nënë e dy fëmijëve

15 Qershor 2018, 16:20| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 16:23

  • Share

Një 22-vjeçarë nënë e dy fëmijëve është zhdukur në fshatin Zhupan të Fierit. Mësohet se e reja ka dalë nga shtëpia për të blerë bukë rreth orës 09:00 e paradites por nuk është kthyer më në shtëpi.

Familjarët kanë shkuar të bëjnë denoncimin në Polici pak orë pas zhdukjes së vajzës.

Pas denoncimit të familjarëve, në Polici ka shkuar edhe i shoqi i cili ka denoncuar humbjen e bashkëshortes.

Siderola Ramaj, është nënë e dy vajzave të mitura.

Nuk dihen ende detaje mbi pistat ku mund të jetë zhdukur e reja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?