Vajtim e duartrokitje! Përcillet në banesën e fundit Gëzim Kruja! Prani e madhe të njerëzve në ceremoni (VIDEO)

6 Prill 2020, 13:37| Përditesimi: 6 Prill 2020, 16:30

  • Share

SHKODËR- Shkodra i ka dhënë lamtumirën e fundit, kolosit të humorit Gëzim Kruja. Në orën 12:00, kortezhi me trupin e pajetë të mjeshtrit të madh ka përshkuar rrugën që ai bënte çdo ditë me shokun e tij të pandarë biçikletën, duke u ndalur edhe para Teatrit Migjeni, në tempullin e artit dhe të kulturës.

Edhe pse ishte paralajmëruar që të mos kishte pjesëmarrje, nuk kanë qenë të paktë qytetarët e Shkodrës që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, si një shenje falenderimi për buzëqeshjet që u ka dhuruar me humorin e tij. Teksa trupi i tij i pajetë po linte shtëpi ku u rrit dhe jetoi, pati edhe duartrokitje, ndonëse në sfond më shumë se ato, u dëgjuan më shumë të qarat e të afërmve që po përcillnin Gëzim Krujën, për mos u kthyer më.

Gëzim Kruja u nda nga jeta një ditë më parë, pas një sëmundje që e kishte prekur para një viti. Gëzim Kruja, është një nga kolosët e estradës profesioniste të qytetit të Shkodrës, duke u renditur me emra të tjerë të mëdhenj të kësaj estrade, si Besnik Cinari, Zyliha Miloti, Drande Xhaj dhe i madhi Zef Deda i cili qëndroi pranë tij deri në ditën e fundit të jetës.

Gëzim  Kruja, ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”  

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bardhi: 08/04/2020 13:35

    GEZIM KRUJA PUSHOFSH NE PAQE Humori i tij do te ngeli ne zemra tone .Ne nje dite hidherimi duhet respekt dhe jo te shikohet nga ana fetare sepse jemi te gjith humane dhe cdo njeri ben adetin e vet ne shtepine e vet NGUSHELLIME DHE RREPEKTE PER FAMILJEN E GEZIM KRUJES

    Përgjigju
  • Iris: 07/04/2020 03:53

    G.Kruja ka qene artist I mire,megjithese pak e kuptoja per shkak te dialektit,pasi une jam nga qendra e jugu.Per pjesemarjen I takonte familjes qe te bente nje deklarate ku tu kerkonte atyre qe donin ti tregonin respect e ti jepnin lamtumiren,qe te gjenin nje forme tjeter lamtumire o respekti,ose nese donin te vini te qendronin pak larg ose ne distance.Sa per flamurin jeshil,mund te kete qene deshire e tija ose e familjes ,mund te jene besimtare te devotshem.Une nuk jam muslimane ,por ne opinionin tim ,mund te gjendej nje kompromis:-duke patur parasysh qe kemi te bejme me nje V.I.P.,flamuri duhej te ishte ai kombetar dhe prane fotografise mund te vihej nje pllake me syret e Kuranit.Bashkia duhej te ishte me e angazhuar.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/04/2020 01:45

    Rendesi ka qe Gezim Kruja gjithmome do mbahet mend per humorin e tij.Ngushellime familjes ne te tilla raste dhe mos u merrni me flamurin arab apo shqiptar.

    Përgjigju
  • Sara: 06/04/2020 17:53

    Duhej te ishte mbuluar me flamurin shqiptar dhe jo fetar.Djepi i kultures se leshit,arab jan dhe kto edhe pse e quajn veten artista.Ku eshte kultura ktu?Kjo eshte vetem injorance islamike

    Përgjigju
    • O sara: 06/04/2020 22:04

      Flamurin kombtar per Shqiperin qe e harroi?! Me mir ate fetar

  • Kryqi: 06/04/2020 17:27

    Turqit e shkodres jane te gjithe arab prandaj mos u habisni pse eshte flamuri arab aty. Tropoja hasi kuksi gjithashtu jane mbetje arabo sunite

    Përgjigju
  • FREDI: 06/04/2020 16:28

    Humje e madhe per te gjithe Shqiperine nje IKONE e humorit por jo vetem per shkodren ngushullime familjes

    Përgjigju
  • besa: 06/04/2020 16:13

    ISHTE KOLLOS I HUMRIT NE SHQIPERI GEZIM KRUJA ,,,SHKODRA KA NXJERRE GJIGANDE NE HUMOR DHE AKTRIM,,,NGUSHELLIME FAMILJES KRUJA...

    Përgjigju
  • Besua: 06/04/2020 15:54

    Ngushëllime familjareve i paharruar qoftë kujtimi i tij, ti rrojn femijet e gjithçka ka e tu ket lene uratën... Po flamurin jeshil pse? Ku po vete shqiptari?u shitem te turku greku e arabi e me radhë... keqardhje se thonë qe jemi te zgjuar si popull, po me duket se po e shesim identitetin pak nga pak pa e kuptuar fare,dhe do jete shume vonë pastaj kur te percahemi prap si komb

    Përgjigju
  • trimi: 06/04/2020 15:23

    Rest in peace. Por distancim duhet se do na merrni te gjithe ne qafe. nuk ka shaka me virusin. kemi 3 jave brenda

    Përgjigju
  • Brss: 06/04/2020 14:46

    KETA JAN DEMOKRAT TE VERTET SE I SHERON PD MBASE SHKOJN NE TE SEMES PAS ATI QE IKU

    Përgjigju
    • Bepi: 06/04/2020 15:26

      Gzim Krija nuk e paskam dit se kenka prej irakut se e paskan mulu me flamur Arab

  • renato sartori: 06/04/2020 14:04

    ishalla shkofshit te gjithe per lesh. ju jeni njerez te trashe. bota shkon me 1-2 persona ne varrim, ju shkoni sikur ska ndodh gje. ishalla ju merr te gjitheve virusi, e shkofshit per lesh. vetem atehere do e kuptoni. respekt per gezim krujen.

    Përgjigju
    • Altini: 06/04/2020 15:01

      Shikoje si e kane mbuluar me flamur Arab....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?