Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, ka hequr dorë nga mbiemri i saj ‘Pitt’. Në programin për muzikalin e ri ‘The Outsiders’, 15-vjeçarja renditet si ‘Vivienne Jolie’ dhe jo ‘Vivienne Jolie-Pitt’, shkruan PEOPLE.
Megjithatë nuk është akoma e qartë nëse ajo e ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin..
Vivienne nuk është e para nga gjashtë fëmijët e Jolie dhe Pitt që ka ndryshuar mbiemër vitet e fundit.
Vitin e kaluar motra e saj Zahara në një video u prezantua si Zahara Marley Jolie.
Pretendohet se këto ndryshmime vijnë që pas tensioneve të vazhdueshme që Pitt ka pasur me fëmijët dhe ish-partneren e tij prej disa vitesh.