Vajza e ish-presidentit të ndjerë, Bujar Nishanit, Fiona ka kujtuar të atin me një foto të veçantë. Ajo ka ndarë ka ndarë në Instastory një moment nga koha kur i ati ishte president, teksa kanë pozuar së bashku.
Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ndërroi jetë në 28 maj, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm.