Klea Konomi Rondo

Kultura

Vajza e Hajrie Rondo, rrëfen dhimbjen: Si e përballuam ikjen e mamit

5 Prill 2018, 16:23| Përditesimi: 5 Prill 2018, 16:28

  • Share

Aktorja e njohur Hajrie Rondo fatkeqësisht u nda nga jeta në shtator të vitit të shkuar pas një sëmundje të rëndë të cilën nuk e luftoi dot deri në fund.
Aktorja e madhe që ngeli ikonë në mendjat tona me rolet e saj të spikatura si aktore ka lënë pas djalin dhe vajzën.
Vajza e Hajries Klea ka qenë e ftuar në emisionin "Pasdite në Top Channel”, ku foli për kujtimet me të ëmën, ditët e fundit kur luftonte me sëmundjen dhe dhimbjen e madhe që ajo la pas.
Një humbje e tillë është e vështirë për tu përballuar jo vetëm nga familjarët e aktores por për të gjithë ne, që e adhuruam për rolet e saj kinematografike.

Qaj shpesh kur jam vetëm. Nuk dua ta bëj para fëmijëve sepse ata nuk e meritojnë të mërziten. Djali është i vogël, 3 vjeç kur shkuam në shtëpinë e prindërve që nga vera e vjetshme kur unë i shërbeva, e kërkoi të kolltuku i saj: Më thoshte: Ku, ku?. Kurse vajza është më e rritur. Ajo është 12-të. Ia fshehëm si fillim. Por në shkollë i treguan. Nuk më thoshte gjë, por pas disa ditësh e mërzitur më tha: Po nëna nuk është më? M`u desh pastaj t`ia shpjegoja sa më lehtë. Po është shumë e vështirë.

Klea Konomi Rondo, vajza e aktores Hajrie Rondo


Ndër të tjera Klea rrëfeu se si ajo dhe i vëllai i saj u rritën në prapaskenë, ndërsa e ëma i tyre ishte në xhirime.

Mami na merrte me radhë në xhirime. Për shembull te ‘Përrallë nga e kaluara’ mori vëllain se ai ishte më i vogli. E shijonin të qëndruarin në sheshxhirim, pas skene. Mami ikte për periudha të gjata, edhe kur s`na merrte me vete kishim babin që bëhej burrë dhe grua. Pastaj kur vinte mami na përkushtohej. Dilnim shëtitje.

Klea Konomi Rondo, vajza e aktores Hajrie Rondo

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?