Lasgush dhe Marie Poradeci

Sociale

Vajza e Lasgush Poradecit: 32 vite nëpër gjyqe, më kanë marrë pronën time në Pogradec! E kam me dokumente që nga koha e Zogut

8 Tetor, 12:39| Përditesimi: 8 Tetor, 12:44

  • Share

Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, Marie, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë në vend.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook ajo shprehet se ka 32 vite që endet nëpër gjyqe për një pronë familjare qytetit e Pogradecit.

Sipas pretendeimit të Maries bëhet fjalë për një pjesë toke në lulishten ‘1 Maji’ 3 metra një lokali. Ajo thekson se kjo pjesë e pronës që i përket asaj sipas dokumenteve që zotëron që nga koha e Zogut përdoret si kopsht për subjektin e mësipërm.

Vajza e poetit shton se, ndonëse vendimet gjyqësore janë të formës së prerë, autoritetet shtetërore nuk i kanë zbatuar.

“Për një copë toke te lulishte "1 Maji" në Pogradec, që është 3 metra larg lokalit (është kopësht për lokalin), me dokumenta të kohës së Zogut, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle për të drejtën e parablerjes së pistës së vallzimit që është në këtë tokë, me Fitim gjyqi në 3 shkallë për kontratë te pavlefshme.... kam 32 vjet gjyqeve, zyrave dhe nuk e gjej të drejtën sepse paraja i ka bërë bllok.

Unë gjyqeve AI "pronari" i lokalit vazhdon bisnesin dhe me paret që fiton mbi pronqn time paguan çdo shtetar. Kurvëria e shtetit vazhdon.... Tridhjetedyvjet ---- një jetë. Si duhet të sillem unë????????!!!!!!!!!!”, shkruan ajo në Facebook.

Foto: Postimi i Maries në Facebook

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?