Bujar dhe Fiona Nishani

Vajza e Nishanit poston foton prekëse: Ende nuk mbushem me frymë

14 Qershor 2022, 12:40| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 12:51

  • Share

TIRANË- 17 ditë nga ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, vajza e tij, Fiona e ka rikujtuar me një foto, e cila flet shumë edhe për dhimbjen e saj. E bija ka postuar në rrjetet sociale një fotografi, kur ishte e vogël teksa e ka "lidhur" me krahët e saj të vegjël, babanë, Bujar Nishani.

Bashkangjitur fotos shkruan  “Ende nuk mbushem me frymë”.

Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ndërroi jetë në 28 maj , pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm.

Postimi i Fiona Nishanit

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?