Borana Spiri majtas dhe Erogen Brajoviç djathtas në ceremoninë e zhvilluar në Bashkinë e Tiranës

Politikë
Top 24

E reja nxjerr blof Sali Berishën: Erogen Brajoviç u fotografua me Veliajn në dasmën time

7 Shtator 2018, 09:32| Përditesimi: 7 Shtator 2018, 21:08

  • Share

Erogen Brajoviç 30-vjeç nga Shkodra i arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit të forcave RENEA- për goditjen e dy grupeve kriminale ku dyshohet të ishte pjesëtar mori vëmendje mediatike falë një fotoje të publikuar në Facebook nga ish-kryeministri Berisha, që e akuzonte të ishte mik i kryebashkiakut Veliaj.

Akuza e Sali Berishës në Facebook

Por pa kaluar 24 orë nga akuza, një vajzë e quajtur Borana Spiri e nxjerr blof ish-kryeministrin. Në profilin e saj në Facebook ajo shprehet se Brajoviç ka qenë i ftuar në dasmën e saj dhe nuk e kupton se si mund ta marrë foton e ta postojë një ish-kryeministër. Borana thotë se kjo është një nga shumë rrenat që Berisha poston çdo ditë.

Ajo ka edhe një mesazh për ish-kryeministrin kur shprehet: “Lëre politikën të shpëtojë, populli shqiptar të shpëtojë se e mbyte me rrena. Turp të të vijë, je kanceri i shqiptarëve”.

Komenti i Boranës në Facebook-un e Berishës

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se Borana është celebruar në Bashkinë e Tiranës në vitin 2015-të. 

Foto nga ceremonia e Boranës në Bashkinë e Tiranës

Ndërsa Erogen Brajoviç ka qënë i ftuar në ceremoninë e saj si shumë të tjerë, e në ato kushte ka shkrepur edhe foton me kryebashkiakun Veliaj.

Shqiptarja.com e Report Tv mësojnë gjithashtu detaje të reja mbi Brajoviç. Ai rezulton të jetë djali i ish-futbollistit të njohur të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, Millan Vaso Brajoviç.

Komento

Komente

  • Gjoni: 08/09/2018 14:08

    Erogen Brajoviç isht i kerkuar nga policija malazeze !!! punon me grupet malazeze te droges import/transport kjo isht 100% e vertet se ca thot ky plak matuf,

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 07/09/2018 18:39

    Berisha ka ngel vetem tu honger mu***

    Përgjigju
  • tirane: 07/09/2018 18:12

    Kjo po thote te verteten qe ska qene mik i Veliut por i saj. Ca ka ketu per te mos u besuar

    Përgjigju
  • Highlanderi: 07/09/2018 18:04

    Berisha kancer i Shqiperise dhe bajge lope.

    Përgjigju
  • Erik: 07/09/2018 17:16

    Lali Eri duhet te bej Vetting per gjithe ciftet qe martohen ne bashki si dhe familjareve te tyre.

    Përgjigju
  • Roza: 07/09/2018 13:49

    Wowowow! U mbrekullova me Boranen. Sa realiste qe je kur thua se Sala eshte kanceri i Shqiperise. E njoh babain tend she kam shume shume respekt. I lumte profesorit per kete vajze. Respekt, Roza, Toronto

    Përgjigju
  • Emigranti: 07/09/2018 11:21

    Bravo Borana;I pa fytyri kerkon te mbushe vendin me funderina si vehten e tij!-Pleh qeni,I pa dobishem.

    Përgjigju
  • Ti borana: 07/09/2018 10:54

    Vetem per pjesen e fotos ke drejt po mos na trego neve a merret me krime a jo ! Se ne shkoder jetojm edhe e kena pa cdo dit se me ke rrin e me cfar makinash del. Rrin tan diten me behar bajrin e del me makin te blindume audin. Edhe kur e sekuestroj policia makinen para shpis tij e sekuestroj. Po ske si at dish nga amerika ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?