Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 70-vjeçare Lidita Musaraj Aliçka, vajzës së shkrimtarit Shevqet Musaraj. Lajmin për ndarjen nga jeta të saj e kanë bërë me dije të afërmit e së ndjesës, e cila nuk e fitoi betejën me koronavirusin. Mësohet se ajo ka ndërruar jetë në një spital ku po kurohej në Gjermani.
Lindita Musaraj është bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ylljet Aliçkaj, i cili ka shërbyer dhe si ambasador i Shqipërisë në Francë. Rreth 1 muaj më parë 70-vjeçarja, humbi dhe nënën e saj Ervehe Musaraj, e cila u shua po nga Covid-19 në moshën 95-vjeçare.
Një dhimbje shumë e madhe për autorin Ylljet Aliçkaj, i cili ka humbur bashkëshorten dhe vjehrrën brenda një muaji nga koronavirusi.
Duke falenderuar për ngushëllimet e shumë të njohurve në rrjete sociale, vajza Julia Aliçka njofton se përcjellja për në banesën e fundit bëhet nesër, me 28 nëntor:
“Të dashur miq, Ju falenderojmë për ngushëllimet tuaja të ngrohta. Ju njoftojmë se përcjellja për në banesën e fundit (Sharrë), e bashkëshortes, nënës dhe gjyshes së shtrenjtë Lindita Musaraj-Alicka bëhet ditën e dielë, 28.11.2021, ora 12:00, nga shtëpia. Adresa Rr. Dervish Hima, ish-pallati Klan, Tiranë”
Rediaksia e Shqiptarja.com dhe Report TV i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliçka-Musaraj