Lisa Marie Presly me djalin e saj, i cili kreu vetvrasje

Vajza e vetme e Elvis Presley do të varroset pranë babit dhe djalit të saj 27 vjeçar që vrau veten

14 Janar 2023, 11:32| Përditesimi: 14 Janar 2023, 11:36

  • Share

Vajza e vetme e Elvis Presly, Lisa Marie Presley do të varroset pranë babait dhe djalit të saj të ndjerë në pronën e familjes në Tennessee, Graceland, sipas një përfaqësuesi të familjes.

Këngëtarja, e cila vdiq pasi thuhet se pësoi arrest kardiak në shtëpinë e saj të enjten, po nëna e saj nuk dha detaje për shkakun e mundshëm të vdekjes. Duke cituar një burim të afërt me Lisa Marie Presley, TMZ raportoi se ylli u gjet pa jetë në dhomën e saj të gjumit të enjten në mëngjes.

Ajo ishte fëmija i vetëm i "Mbretit të Rock 'n' Roll", Elvis Presley.

“Vendi i fundit i pushimit të Lisa Marie do të jetë në Graceland, pranë djalit të saj të dashur, Benit”, tha një përfaqësues i vajzës së saj.

Djali i Presley-t, Benjamin Keough, vrau veten në gusht 2020 në moshën 27-vjeçare.

Në një nga postimet e saj të fundit në mediat sociale, Presley ndau një ese që shkroi për revistën People për luftën e saj me pikëllimin pas vdekjes së djalit të saj.

Ajo ka lënë pas tre vajza - Riley Keough, një aktore, dhe binjakët Finley dhe Harper Lockëood - dhe nënën e saj, Priscilla.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?