Pianistja Aksinja Xhoja, vajza e dy artistëve të njohur, Meropi dhe Nikolin Xhoja, nga Italia përmes një videomesazhi për “ReportTV”, shpreh falënderimet e saj për kryeministrin Edi Rama, dhe luan në piano Himnin shqiptar dhe italian.
"Ndihem krenare, shumë më tepër krenare që jam shqiptare, sepse ai gjest shumë i rëndësishëm i kryeministrit tonë, Edi Rama, na bëri që të ngremë kokën lartë dhe të ndihemi, si gjithmonë krenarë që jemi shqiptarë, sepse edhe përse janë pak e nuk janë shumë 30 doktorë edhe infermierë, gjesti është shumë, shumë domethënës. Tregon që ne shqiptarët, kemi qenë paqësor edhe kemi shkuar në vendet e tjera, vetëm kur na kanë kërkuar ndihmë. Ne nuk kemi qenë asnjëherë me luftën, nuk i kemi bërë luftë asnjëherë askujt në botë. Jemi krenarë për këtë, dhe duhet ta duam më shumë njëri-tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin. Respekti im është maksimal për zoti Edi Ramën. Faleminderit Edi, që në një moment kaq të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë botën, ti erdhe edhe dhe një shembull, të gjithë Europës edhe jo vetëm, se si duhet të jenë në të vërtetë kryeministrat dhe të gjithë politikanët, sepse politikanët duhet të shohin interesat e popullit të tyre. Edhe ti këtë e tregove me shumë zgjuarsi, faleminderit Edi! Për të gjithë shqiptarët do të luaj Himnin e Flamurit", shprehet pianistja Aksinja Xhoja.
Pianistja luan në piano edhe Himnin Italian, duke u shprehur se: “Përshëndetje Itali dhe italianë, kudo që gjendeni nëpër botë. Ju dedikoj Himnin e Italisë. Zemra dhe mendja e ne, shqiptarëve është me ju në këto momente. Ju kemi në zemër, ju kemi dashur gjithmonë, edhe do t’ua dalim të bashkuar. Të bashkuar nga miqësia e dy popujve që janë dashur gjithmonë ndër shekuj”.
Lajmi kryesor:
Të mësojmë si vallëzohet me shiun! Artistët shpresëdhënës me mesazhet e tyre: Qëndrimi në shtëpi sfidë, por do ia dalim!
//ReportTv.al