Zef Brozi me vajzën Peggy dhe gruan

SHBA/ Vajza e Zef Brozit në gjurmët e të atit, diplomohet me rezultatet të larta në juridik: I lumtur që do të punojë në gjykatën e Virxhinias

13 Maj, 22:03| Përditesimi: 13 Maj, 22:12

  • Share

Vajza e Zef Brozit, ish-kreut të parë të Gjykatës së Kasacionit në Shqipërinë demokratike, ka zgjedhur të ndjekë gjurmët e të atit në profesion.

Peggy është diplomuar me rezultate të lartë për juridik dhe në gusht do të nisë punë në një gjykatë në Virxhinia.

Lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, vetë Zef Brozi, i cili po ashtu shprehet krenar për të bijën e tij.

‘Më 11 maj 2024, vajza ime e mrekullueshme Peggy mori diplomën e saj Juris Doctor (gjyqtare) me rezultatet shumë të mira (Cum Laude) në Universitetin George Mason, në Shkollën Juridike Antonion Scalia. Jam i bekuar dhe shumë krenare për të. Në gusht ajo fillon të punojë në një gjykatë në Virxhinia.’- shkruan Zef Brozi në rrjetet sociale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?