Në takimin e radhës 'Celulë m'celulë' në njësinë numër 8 në Tiranë, kryeministri Edi Rama pati një moment të këndshëm. Një vajzë i dhuroi kreut të qeverisë një buqetë me lule si 'bekim' për fitoren e radhës. Kreu i qeverisë ia dhuroi më pas lulet një gruaje teksa shtoi me humor "burrë me lule nuk ka.'
Pjesë nga diskutimi:
Vajza: Meqë jeni nostalgjik...
Rama: Nuk thashë që jam nostalgjik, pyeta mos dukem nostalgjik.
Vajza: Para 15 vitesh të kam dhënë buqetën për lule kur ishit kryetar bashkie i Tiranës. Sot po të jap duke fituar mandatin e katër si kryeministër.
Rama: Këto lulet...Burrë me lule nuk ka. Duhet t'ja dorëzoj dikujt.
Lajmi kryesor:
Katërnjakët marrin kartën e anëtarësisë së PS, Rama: Erdhët me kap pasaportën e BE! Më 11 maj triumf, 'presion' politik Europës për integrimin
Xh.D/I.M/ReportTv.al
