Historia e trishtë e Beqir dhe Fatime Ratit u trajtua sot në emisionin "Pa Gjurmë", pensionistët rrëfyen kushtet e vështira të jetesës dhe pa mundësin për tu kujdesur për vajzën e tyre të paralizuar prej 7 vitesh. Të 6 pjesëtarët, së bashku me 3 fëmijët e vegjël të Fatmirës, vajzës së paralizuar, e kalojnë muajin me vetëm 19 mijë lekë të reja në muaj. Pavarësisht situatës së saj shëndetësore, ajo është vlerësuar për të marr një kemp me shumën 3000 lekë të reja. Babai me lot në sy bën thirrje live për ndihmë:
"Kushtet i kemi shumë të vështira, ne jemi vetëm 2 pleq, gocën e kam të sëmurë, marrim vetëm 16000 lekë të vjetra të dy", tha babai
Familja Rati nga Kamza jeton në kushte të vështira jetese. Çifti pensionistëve jetojnë vetëm me 190 mijë lekëve të vjetra në muaj ndërkohë që kanë edhe një vajzë për t'u kujdesur e cila ka 7 vite e paralizuar që përfiton vetëm 3 mijë lekë të reja ndihmë.
"Bashkë…nuk na dalin as për ilaçe e jo më për ujë e drita. Bashkia na pruri një thes miell, makarona e sheqer…Kemi probleme me shëndetin, kemi nevojë për ndihmë ekonomike, të paktën për vajzën." përfund babai
Ndërsa vetë Fatmira rrëfen se problemet shëndetësore i ndodhën menjëherë pas lindjes
"Unë jam me reumatizëm që pas lindjes së fëmijës, kam 6 vite e gjysmë e sëmurë. Marrë vetëm 30 mijë lekë nga bashkia, kam dhe 3 fëmijë për të ushqyer. Ata s'kanë as ku marrin mësimet sepse nuk kemi telefon fare. Fëmijët i kam 12, 13 dhe 6 vjeç e gjysmë, unë marr shumë ilaçe…kam nevojë për gjithçka, jam shumë e sëmurë. Nuk kam karrocë kam vetëm një shkop që e kam bërë vetë."-u shprehë ajo.