“Vajza me flaut”, vepra që deri në ditët e sotme mendohej se i përkiste Jan Vermeer (1632-1675), konsiderohet se nuk ka autorësinë e artistit holandez. Prej vitit 1942 ajo i ishte dhuruar muzeut e ruhej në Galerinë Kombëtare të Artit në Washington.
Specialistët, siç përcillet në mediet e huaja, mendojnë se është realizuar nga një asistent apo nxënës i tij në botën e piktorit. Deri më tani janë vetëm tre piktura të konfirmuara si autentike të Vermeer: “Gruaja me një peshore”.
“Gruaja që shkruan një letër” dhe “gruaja me kapelën e kuqe”. Edhe pas kësaj, muzeu amerikan do të vazhdojë gjithsesi ta ekspozojë pikturën.