Vajza nga Australia që ‘braktisi’ vendin e saj për Shqipërinë: Më pëlqen të jetojë këtu, s’ka rregulla të rrepta dhe ndjehem e lirë

7 Dhjetor 2022, 11:29| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 11:32

  • Share

Alexandra Lewis është vajza nga Australia e cila ‘braktisi’ vendin e saj për të jetuar në Shqipëri.  Prej më shumë se 8 vitesh ajo është zhvendosur në Tiranë, ku ka kryer një sërë punësh dhe tashmë është vendosur përfundimisht këtu. Për të Shqipëria është vendi i zemrës. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo tregoi se jeton prej 8 vitesh këtu, dhe se i pëlqen shumë Tirana.

Unë kisha një punë shumë të mirë në Austri, por nuk dëshiroj të bëhem e pasur, jeta nuk është lekët për mua. Në vitin 2014 kisha lexuar një libër për Shqipërinë dhe Tirana ishte një qytet që po ndryshonte dhe ishte më e bukur nga se e mendoja. Jeta në Shqipëri është më e lirë se në Australi, nuk ka shumë rregulla. Kam dy blogje që prezatoj bukuritë shqiptare dhe ushqimin, sepse ka shumë agroturizëm.Shqipëria ka shumë mundësi, natyra është shumë e bukur.

Ndërsa tregoi më tepër për ushqimet që i pëlqejnë në Shqipëri:

“Më pëlqen shumë sepse keni ‘sloë food’ nga ferma në tavolinë cdo gjë është organike dhe gatuani me procesin tradicional, shumë e veçantë për mua. Në dimër mund të ha luleshtryshe, shalqinj të gjitha produktet që nuk janë të stinës. Më pëlqen shumë fërgesa me speca dhe byreku” tregoi ajo.

E pyetur nëse mendon se mund të gjej dashurinë në Shqipëri, ajo tha se nuk ishte në planet e saj martesa.

“Nuk dua të martohem, jam më mirë beqare gjithë jetën, ka dy mace. Nuk dua të martohem, jam e pavaruar dhe s’jam fare për martesën, ndoshta nëse gjej një burrë për shpi që të pastrojë për mua, ndoshta por nuk shpresoj që do të gjejë” tha Alexandra.

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Diktimi: 07/12/2022 12:04

    Ishte = Unë kisha një punë shumë të mirë në Austri, Duhej = Unë kisha një punë shumë të mirë në Australi Ishte = Më pëlqen shumë sepse keni ‘sloë food’ nga ferma në tavolinë cdo gjë është organike dhe gatuani me procesin tradicional, shumë e veçantë për mua, Duhej = Ishte = Më pëlqen shumë sepse keni ‘slow food’ ('ushqim i ngadaltë') nga ferma në tavolinë cdo gjë është organike dhe gatuani me procesin tradicional, shumë e veçantë për mua,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?