TIRANË - Në emisionin e sotëm 112 jemi me patrullat e Komisariatit nr. 2. Teksa efektivët janë në patrullim një aksident ndodh në rrugën Muhamet Gjollesha. Një makinë përplas një vajzë që po kalonte në vijat e bardha. Shumë pranë ndodhej efektivi i qarkullimit rrugor që ndërhyn menjëherë ndërsa në pak momente ndërhyn edhe patrulla me të cilën jemi ne. Vajza ka pësuar dëmtime në këmbë ndërsa nga efektivët është kërkuar ambulanca që mbërrin për rreth 4 minuta pas aksidentit. Shoferi i mjetit ndodhet në vendngjarje ndërsa vajza iu tregon efektivëve se çfarë ndodhi. Ju sjellim momentet e filmuara nga kjo ngjarje në Emisionin 112, të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri.
Në orët e pasdites efektivët e policisë angazhohen për të patrulluar rrugët e kryeqytetit dhe për të evidentuar dhe gjobitur shkelësit e rregullave të kufizimit të lëvizjes. Në disa rrugica dhe lulishte të pallateve gjenden disa të moshuar që ishin pranë shtëpive. Ata vetëm këshillohen të futen brenda në banesat e tyre.
Në fund të këtij episodi transmetojmë pamjet filmike nga kamera e trupit të efektivëve të njësive Shigjeta dhe Shqiponja të cilët shoqërojnë në polici disa të rinj pasi atyre iu gjetën sasi hashashi. Pamjet ekskluzive nga dy raste të ndodhura së fundmi në Tiranë.
Ka qene dhe eshte prezente sjellja gangstere e disa drejtuesve automjetesh ndaj kalimtareve vijat e bardha dhe policia duket si qen i rrahur para ketyre gangstereve. Kjo fryme gjeneron nga dy pasoja qe jane tashme te instaluara:policet e veshur nga partia dhe gangsteret qe jane bijt@familjaret e shtepise se partise ne pushtet. Keshtu ka qene e eshte. A do ndryshoj? Besoj se po por do na duhet shume kohe e durim.
PërgjigjuMinjte e gjirizit sot me hashish,plagosin.po neser cfare bejne?edhe ai qe vrau 4 si mi gjirizi filloi.
PërgjigjuPergjithsimi eshte nje nga virtytet me tipike te injorantit. Vlen e njeta llogjik per alkoolin, kumarin,duhanin.Vendet perëndimor janë budallë qe e kane legalizuar ose penalizuar. Ti kasem qenke me i zgjuar. kote nuk thone qe interneti i dha ze budallenjve
Bravo shteti, paska kap super kriminela.
Përgjigju